Debati për Trepcën, reagon kryeministri i Kosovës

isa-mustafaKryeministri i Kosovës, sot ka vizituar minierën e Trepçës në Stantërg, ku ka takuar menaxhmentin e këtij kombinati.

Mustafa potencoi se Trepça tashmë ka marr rrugën e vet dhe e ardhmja e saj është pakthim.

Mustafa: Jemi të përcaktuar që ta forcojmë Trepçën

“Vlerësuam bashkërisht se ardhmëria e Trepçës është e pakthim, Trepça ka marr rrugën e vet, Ligji në mënyrën më të mirë e ka bërë zgjidhjen për perspektivën e Trepçës dhe tani vetëm se duhet të punojmë…ne jemi përcaktuar që ta forcojmë Trepçën, që Trepçën ta organizojmë si korporatë moderne dhe Ligji pikërisht e mundëson këtë organizim të Trepçës, në interes të punëtorëve të Trepçës, qytetarëve të Mitrovicës, por edhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, tha Mustafa.

Në anën tjetër, menaxheri i Trepçës Ahmet Tmava, ka bërë të ditur se pas zyrtarizimit të Ligjit për Trepçën, ata do të marrin të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë, duke premtuar se edhe pritjet e shumta të qytetarëve do të bëhen realitet.

Tmava: Ne do të marrim përgjegjësitë tona

“Ne si Trepçë, menaxhment, si punëtorë, sindikatë, falënderuam kryeministrin dhe të gjitha institucionet të cilat kanë qenë të kyçura në kuadër të implementimit të këtij ligji dhe tani koha e entuziazmit për ne ka kaluar dhe i premtuam kryeministrit se me zyrtarizim të ligjit ne do t’i marrim të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë zhvillimore që na takojnë dhe pritjet e shumta të qytetarëve do të bëhen realitet”, ka thënë Tmava.

Kryeministri Mustafa, e ka vizituar edhe komunën e Mitrovicës ku është takuar me kryetarin e kësaj komune Agim Bahtiri.

Mustafa tha se Mitrovica është qytet specifik dhe ka shumë çështje të cilat meritojnë vëmendjen e qeverisë.

Ai ka lavdëruar punën e deritashme që është bërë në këtë komunë, për të cilën tha se ka ndikuar në relaksimin e raporteve në mes të qytetarëve të të dyja pjesëve të këtij qyteti.

Mustafa: Këtu në Mitrovicë është bërë një punë e mirë

“Biseduam për përkrahjen që Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i jap komunës së Mitrovicës, si komunë specifike, e cila është e ngarkuar dhe me një pjesë të qytetarëve që më parë kanë jetuar në veri, por që tani jetojnë në këtë pjesë dhe janë shpenzime suplementare për këtë komunë, qoftë në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe në fushat tjera komunale, për çfarë ne në mënyrë specifike duhet të gjejmë një zgjidhje të përbashkët… Mendoj se në përgjithësi, këtu në komunë po bëhet një punë e mirë dhe mendoj se kjo punë po ndikon tani që të relaksojmë marrëdhëniet …Është bërë një hap i mirë në komunikimin me pjesën veriore që mundëson që problemet e qytetarëve tonë atje dhe këtu të jenë probleme të cilat diskutohen lirshëm dhe në një platformë krejtësisht tjetër në krahasim me atë që kemi pasur më parë”, ka thënë Mustafa.

Ndërsa kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, u shpreh i bindur se përkundër bashkëpunimit të mirë të deritashëm, qyteti i Mitrovicës duhet të ketë mbështetje akoma më të fuqishme nga qeveria e Kosovës.

Bahtiri: Mitrovica duhet të ketë mbështetje më të madhe

“Shpresoj se ne do të kemi një bashkëpunim më të fuqishëm, edhe pse kemi pasur bashkëpunim të mirë edhe në të kaluarën, por duhet shikuar nga e ardhmja dhe shpresoj se do t’ia dalim që Mitrovicën por edhe shumë gjëra tjera t’i kryejmë në mënyrë të përbashkët”, tha Bahtiri.

Kryeministri në këtë vizitë ishte në shoqëri të ministrave, atë të Ekonomisë Avdullah Hoti dhe atë të Zhvillim Ekonomik Blerand Stavileci.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Seri arrestimesh në Prishtinë, një serb në arrati

Policia e Kosovës, sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar ...