Debati me banorët në Manzë, Rama: A ka mundësi ta nxirrni jashtë? Nxirreni jashtë atë!

rama-manezKryeministri, Edi Rama gjatë një takimi me banorë të Manzës në zonën e Durrësit është përballur me një situatë të pakëndshme.

Një prej të pranishmëve ka shprehur ankesa para përfundimit të fjalës hapëse të Ramës.

Kliko per me shume info

Kjo bëri që kryeministri t’i kthehej me fjalës se, nuk do t’ia jepte të drejtën e fjalës duke shtuar se ndryshe nga të tjerët nuk ka ardhur në takim nga puna, por nga rakia.

Socialisti pavarësisht se nuk e mori fjalën, ishte gjatë mbledhjes një shqetësim për Ramën pasi vazhdimisht ndërhynte.

Më tej gjatë takimit, Rama kërkoi që ‘socialisti’ të nxirrej jashtë sallës, raporton Panorama.

Ndërkohë që gjithashtu pati dhe një zënkë me një të moshuar që shprehur kritika për qeverinë mbi investimet në bujqësi.

Debati:

Qytetari: Z. Kryeministër… jam një qytetar i thjeshtë…

Rama: Atëherë, duke të kërkuar ndjesë dhe njëherë, duke parë gjendjen tënde shumë të rënduar, do ë lutem që të më lësh të mbaroj dhe të vazhdoj me të tjerët.

Qytetari: Pse? Jam socialist

Rama (qesh dhe tund kokën): Nuk ta jap fjalën! Kaq! Mos e zgjat. Kush e do fjalën nga ju? Dhe të lutem mos na shqetëso më, e di që je socialist. Nuk ke ardhur nga puna ke ardhur nga rakia.

Qytetari 2: Mirëserdhe z. Kryeministër. Duhet të kishe fol prap, por ka njerëz që na e prishin…

Rama: Leje nuk ka problem se shoku jonë është ai, e njohim, po e ka këtë ves nuk kemi ça t’i bëjmë. Ja shih si qesh…

Qytetari 2: Ky popull vuan vetëm për një ambulancë. Mirupafshim!

Rama: Mirupafshim jo, se këtu jemi prap. Të dëgjova, tani do të them diçka se na ndërhyri pak ky socialisti i flaktë këtu dhe është shumë i ndezur nga avujt.

Qytetari (ndërhyn sërish): Reformat kërkojnë Vangjush Dakon!

Rama: Po reformat kërkojnë Vangjush Dakon, por të lutem ti… të lutem. Kush e do mikrofonin?

Kryeministri bën me shenjtë që qytetari ‘problematik’ të nxirret jashtë salle.

Qytetari 3: Përshëndetje! Ka mundësi të të takoj njëherë kështu…

Rama: Pastaj, po fol njëherë se jemi dhe në TV dhe po na shohin.

Qytetari pasi kërkon që fermerëve të mos u bllokohet uji për vaditje, dikush nga salla i thotë ulu se nuk je për këtë punë ti

Qytetari 3: Rri mbaj vendin ti mos ma ndërprit t’i mua.

Rama: Xhaxha jepja mikrofonin dikujt tjetër të merremi me misrin, me grurin, por jo me deputetët.

Qytetari 3: As reforma?

Rama: A ka mundësi ta nxirrni jashtë? Nxirreni jashtë atë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.