Debatet për Kosovën, Majko: Kryeministri e tejkaloi, të japë shpjegime!

pandeli-majkoIsh-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, në një intervistë për KosovaPress është shprehur se ka pasur tejkalim, por nuk duhet të ngrihet në nivelin për të krijuar vakum midis Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas Majkos, do të mjaftonte një vizitë urgjente në Tiranë e ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, që të mund të zgjidhej kjo çështje, duke mos u bërë konsumues të deklaratave, që shumë analistë i marrin dhe i kthejnë në doktrina për të krijuar dallime midis Shqipërisë dhe Kosovës. “Një lloj mos informimi që ka ekzistuar lidhur me atë se çka do të diskutohej në Beograd midis Qeverise së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës dhe mendoj se ky mund të konsiderohet problemi më esencial, në koordinim dhe informim midis dy palëve i cili është shumë i detyrueshëm për marrëdhëniet për të dyja vendet kanë me Serbinë. Sigurisht nuk jam në një opinion me një pjesë që këtë ngjarje e morën për të krijuar një debat, qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovës për ta stigmatizuar si problem midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Në marrëdhënie me Beogradin, marrëdhënie shqiptaro-serbe është shumë e gjatë, ka pasur brenda vetes marrëdhënie të shumë kryeministrave dhe sigurisht edhe shumë gabime, të cilat vijnë përgjithësisht nga pala shqiptare, dhe këtë duhet ta pranojmë këtë siç është. Si qytetar i Kosovës e vlerësoj shumë ndjeshmërinë e Prishtinës dhe në këtë drejtim mendoj se Shqipërisë i nevojitet një punë shumë specifike edhe nga ana njerëzore për t’i shpjeguar të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës atë çfarë ka ndodhur. Dhe duhet bërë një mësim për ata që do të vijnë më pas. Ka një mënyrë të pa mësuari edhe për një pjesë të elitës politike në Shqipëri që e mendon ende Kosovën edhe shtet, edhe jo shtet. Kosova është shtet, ka një elitë shtetërore, e cila duhet respektuar nga fillimi deri në fund, sikur që respekton një shtet, të cilin nuk e ke fqinj, pavarësisht që jemi vëllezër, flasim të njëjtën gjuhë, kemi të njëjtën histori. Ne duhet të arrijmë ta kuptojmë që kjo është historia e dy vëllezërve që kanë shtëpi në vete , sigurisht që nuk kanë gardh për të ndarë, por janë disa detaje që ne udhët të jemi kujdesshëm qoftë Kosova me Shqipërinë, por sidomos Shqipërisë i takon pak më shumë me Kosovën”, tha Majko.

Ndërsa shtoi se kjo mund përplasje mund të jetë edhe skenar i Beogradit. “Probleme të cilat më shumë që janë krijuar nga politikanët e Shqipërisë dhe Kosovës janë pjesë e një strategjie, e cila përgjithësisht vjen nga Beogradi, që përpiqet t’i thotë ndërkombëtareve, Brukselit që marrëdhënia e tyre me shqiptarët është në Tiranë dhe jo në Prishtinë, arsyeja sepse do që trajtimi juridik ndërkombëtar i Kosovës të mos jetë i një shteti por i një gjysmë shteti, i një marrëdhënie të ngrirë, e cila në thelb flet kundër interesave dhe jo vetëm të Prishtinës, por edhe të Tiranës. Këto element mendoj që na duhet të na bëjnë në reflektojmë, dhe më shumë se sa të mendojmë që fajtorë jemi ne përballë njëri-tjetrit, të shikojmë se mbase në gjithë këtë histori ka një strategji, e cila nuk është shqiptare, por e dikujt tjetër. Mendoj që në këtë pikë nuk besoj që sherri vlen të vazhdohet më gjatë”, tha ai.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dali-remzi-hoxhes

Djali i Remzi Hoxhës: Babai im u vra me urdhër të Sali Berishës

“Zhdukja dhe vrasja e babait tim është bërë me urdhër të Sali ...