De Biasi: Golin e parë e shënuam vetë, i dhuruam ndeshjen Spanjës

Sport

debiasiiiiiI pyetur pse ekipi nuk gjuajti në portë, tekniku i kuqezinjve Xhani De Biasi tha se edhe spanjollët nuk e bënë një gjë të tillë.

Për ndeshjen pa gjuajtje në portë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nuk gjuajtëm ne? As ata nuk gjuajtën shumë në portë. Dhuruam një ndeshje. Në pjesën e parë luajtëm mirë dhe me rregull, por gabimi në golin e parë na ndëshkoi.

Bëmë pak në sulm, ndërsa në mbrojtje u munduam të bëjmë atë që dimë të bëjmë. Është e trishtë që golin e parë e bëmë vetë. Mund të pësonim gol në shumë mënyra, por jo në atë mënyrë”, tha De Biasi pas ndeshjes.

“Ne nuk duhet të mbajmë topin, duhet ta luajmë shpejt se ndryshe të presojnë. Në futboll duhet të luash me shpejtësi. E kemi bërë më mirë punën në pjesën e dytë, por goli i pësuar na hoqi përgjegjësinë dhe u munduam të bënim diçka ndryshe. Sigurisht, të luash një ndeshje ndaj një skuadre të tillë nuk është e lehtë, e keqja është se e pësuam ne golin”, tha tekniku italian.

“Mund të bënim më shumë, por mendoj se u paraqitëm mirë në pjesën e parë, thuajse nuk i lamë asgjë kundërshtarit. Fatkeqësisht në pjesën e dytë kemi bërë këtë gabim. Pastaj kur je në disavantazh ndaj tyre është problem. Ata kanë forcë mbrapa, shpejtësi. U munduam t’i kundërsulmonim në shpejtësi, por nuk ia dolëm”.

ME TE LEXUARAT