De Biasi: Po mbledhim talente për Shqipërinë në gjithë Europën

biasiiiTrajneri i Shqiperise, Gianni De Biasi ishte i pranishëm në stadiumin “Bruno Benelli” në shoqërinë e Arrigo Saçhi-t, që cilësohet si një prej trajnerët më të mëdhenj të historisë së futbollit.

Drejtuesi i stolit të Kombëtares ndoqi në aksion 17-vjeçarët kuqezi, të impenjuar në kualifikueset e Evropianit 2017, ndërsa foli për talentët e së ardhmes te Shqipëria. Një projekt i nisur afro dy vjet më parë, për një punë të bashkërenduar ndërmjet teknikut të Kombëtares A dhe trajnerëve të përfaqësueseve të moshave, për të përzgjedhur dhe ndjekur hap pas hapi zhvillimin e lojtarëve premtues.

“Prej katër vitesh po punojmë për afrimin e të rinjve në Kombëtare. Paolo Tramezzani prej dy vitesh është drejtues teknik i sektorit të të rinjve dhe po bën një punë shumë të mirë në këtë drejtim. Po punojmë te cilësia, për të krijuar një strukturë të re dhe për ti transmetuar një mentalitet të ri këtyre të rinjve. Kemi shumë talentë të shpërndarë nëpër Europë dhe gjithmonë provojmë të organizojmë seleksionime në shtete të ndryshme, për të rritur nivelin teknik të skuadrës”.

Shqipëria mbetet në kërkim të talentëve dhe këtë e konfirmon më së miri përfaqësuesja e 17-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Mustedanagic, që ka në kontingjent lojtarë të cilët aktivizohen në Itali, Greqi, Angli, Francë dhe Irlandë. Kërkimi i talentëve për t’iu shtuar radhët e kuqezinjve vazhdon dhe e ardhmja duket premtuese.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Duka: Kjo ishte humbja pas të cilës mendova dorëheqjen

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka qenë dje pjesë ...