De Biasi: Humbja me Spanjën është normale

de-biasiTrajneri i Kombëtares Shqiptare, Xhani De Biazi, në një intervistë për portalin e njohur në Itali, TutoMerkartoUeb, ka folur për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Rusi 2018”. I pyetur nëse janë këto ndeshje që do të përcaktojnë të ardhmen e tij, De Biasi thotë se për qëndrimin te Shqipëria ndikojnë shumë faktorë.

“Varet nga shumë gjëra. Kam ende një kontratë të vlefshme me FSHF-në deri në fund të këtij edicioni, ndaj jam i përqëndruar këtu dhe sigurisht që dua ta vazhdoj deri në ndeshjen e fundit. Më pas të shohim çdo të rezervojë e ardhmja”.

Trajneri i Kombëtares tha se e konsideronte normale humbjen me Spanjën. Ai ka dalë kundër opinionit për lojën e skuadrës duke theksuar se Shqipëria luajti mirë, pavarësisht humbjes dhe se ishte i kënaqur me dy ndeshjet e fundit.

“Mendoj se është normale të humbësh me Spanjën, pasi diferencat sa i përket cilësive në nivelin teknik janë mëse të dukshme. Megjithatë, pavarësisht rezultatit, çdo ndeshje duhet analizuar. Unë e theksoj që kundër tyre ne kemi bërë mirë, edhe pse humbëm. Në përgjithësi, jam i kënaqur nga dy ndeshjet e fundit”.

Përsa i përket kualifikimit në Botëror, De Biasi nuk ka shpresa.

“Spanja ka cilësi superiore në krahasim me gjithë të tjerat, pastaj vjen Italia. Më pas jemi ne, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni. Gjithsesi diçka është e sigurt, ne do të provojmë deri në fund”.

De Biasi ka thënë se forca e ekipit shqiptar mbetet grupi, ndërsa ka veçuar Rei Manajn si një prej talenteve që shumë shpejt do të jetë pjesë e skuadrës së madhe.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

nico-rosberg

Shokon piloti i njohur: Tërhiqem nga “Formula 1”

Befason Nico Rosberg. Gjermani njoftoi tërheqjen nga Formula 1. Një vendim që ...