Lirohet nga burgu bashkëshorti i Ish-Miss Kosovës, plagosi Noizyn në sherrin me Babastars

Aktualitet

cozman-albert-krasniqiEdhe i arrestuari i dytë në përleshjen mes Babastars e OTR në Prishtinë ka dalë nga burgu. Bëhet fjalë për Albert Krasniqin, i cili qëlloi me armë Noizyn duke e plagosur.

Albert Krasniqi qëndroi në paraburgimin e Lipjanit vetëm një muaj.Menjëherë pas daljes nga paraburgimi, Albert Krasniqi dhe Cozman kanë publikuar të njëjtën fotografi në ‘Instagram’, ku duken në të njëjtën makinë, duke u kthyer në shtëpi.

Krasniqi ka shkruar një letër teksa ishte në paraburgim ku shpjegonte se pse përdori armën në përleshjen që bëri bujë, Babastars-OTR.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Letra:

“Nuk kam pasur qëllim të bëj filma dhe të sillem si njeri i rebeluar, por në momentin që na kanë sulmuar, u detyrova të mbrohem.

Ne familja Krasniqi nuk e lejojmë të rrihemi, prandaj u detyrova të përdor armën, sepse ata ishin në numër shumë më të madh, ndërsa ne ishim tre vetë.

Nuk dua të mburremi me këto punë, sepse ne (Kosovë-Shqipëri) duhet të jemi një, por jam i lumtur dhe krenar që nuk lejova të më rrahin dhe të turpëroj familjen time”.

ME TE LEXUARAT