Conte: Chelsea po shkatërron zemrën time

conteeAntonio Conte thotë se është i shqetësuar në lidhje me zemrën e tij, nga mënyra se si po luhatet forma e Chelsea në këtë sezon.

Një figurë demonstrative në periferi, zemra e Contes është testuar herët në jetë, në “Stamford Bridge”, teksa ritmi i rrahjes së saj ka njohur maksimalen edhe në gëzim, sikur ishte fitorja mbresëlënëse e fundit, 4-0 ndaj rivalëve të Manchester United. Chelsea, megjithatë, ka humbur tashmë përballë Liverpool dhe Arsenal, duke belbëzuar me një barazim 2-2 kundër Swansea City dhe humbur me West Ham në javën e katërt të Premier League.

Kliko per me shume info

Kjo luhatje e ka frustruar trajnerin Conte, i cili me shaka tha se ka nevojë të përdorë një monitor për zemrën. “Unë jam i shqetësuar në lidhje me këtë (zemrën), – tha Conte. – Në këtë sezon do të përpiqem të bëjë sesione trajnimi edhe vetë, për të ruajtur formën e mirë fizike. E di që rrezikoj pak me zemrën, por mund ta konsideroj vendosjen e një sistemi GPS mbi veten për të monitoruar normën e punës së zemrës gjatë një loje.”

Italiani 47-vjeçar shtoi: “Në fund të trajnimit të skuadrës, në qoftë se nuk jam i lodhur, kam periudhën time të palestrës. Ndonjëherë përpiqem të përfshijë edhe stafin tim. Në fillim të karrierës mundohesha të haja shumë mirë dhe u ndjeva shkëlqyeshëm. Edhe kur u bëra trajner, kam kërkuar që të ndjek të njëjtën ide. Ju nuk të ndaloni asgjë në të ushqyer. Vetëm synoni balancën e duhur ndërmjet karbohidrateve, proteinave dhe yndyrave. Kjo është e rëndësishme në parandalimin e lëndimeve dhe në riaftësim. Në këtë mënyrë do të jeni të freskët mendërisht. E kam provuar këtë në veten time.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here