“Skopje City Mall” s’do të jetë më pronë e shqiptarit, ja sa u shit te britanikët

4
Kliko per me shume info

skopje-city-mallBalfin Group ka njoftuar për shitjen e “Skopje City Mall” tek Hystead Limited në Mbretërinë e Bashkuar për 92 milionë €.

Skopje City Mall është projektuar, ndërtuar dhe menaxhuar nga Balfin MK, pjesë e Grupit Balfin, dhe është funksionale prej viti 2012. E vendosur në zonën urbane të kryeqytetit të Maqedonisë, Shkupit, Skopje City Mall është qendra e parë moderne në Maqedoni me një koncept komplet të ri që sjell bashkë blerje, zbavitje dhe shoqëri. Si qendra më e madhe e këtij lloji në rajon, Skopje City Mall zhvillohet për të qenë një pikë referimi e Shkupit modern dhe destinacioni i parë i markave botërore si Inditex Group (Zara, Massimo Dutti, Bershka, Pull&Bear dhe Stradivarius), Tom Tailor, Nike, Cinneplex, Nine West dhe shumë të tjerave në 130 dyqanet e saj. Me mbi 7 mln vizitorë në vit, Skopje City Mall është qendra tregtare më e vizituar dhe më e suksesshme në Maqedoni.
Hystead Limited (Hystead), një kompani Britanike, është një sipërmarrje ndërmjet Hyprop Investments Limited (Hyprop) 60%, dhe PDI Investments Holdings Limited 40%. Hyprop është një Trust Publik Investimesh i Pasurive të Paluajtshme me fokus në qendrat tregtare në Afrikën e Jugut me një vlerë tregu prej më shumë se 2 miliard Euro. Blerja e Skopje City Mall është e fundit në rradhën e blerjeve të qendrave të tjera tregtare që Hystead ka realizuar në rajon prej këtij fillimviti, e cila është pjesë e strategjisë së Hystead në krijimin e një fondi Evropian në rritje të qendrave tregtare.

Kliko per me shume info

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon. Portofoli i investimeve të Grupit mund të kategorizohet në aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitje me pakicë, menaxhim i hapësirave tregtare apo industriale, shërbime, telekomunikacion, fincancim i konsumatorëve, industri minerare, turizëm, energji dhe agrikulturë. Balfin Group është një aktor kryesor në tregjet shqiptare dhe ato ndërkombëtare duke vepruar në 10 vende.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here