Hajdutët terrorizojnë çiftin në mesnatë, iu marrin paratë me dhunë

grabitjeHajdutët me maska e armë vazhdojnë të lëvizin të qetë në vend. Një ngjarje horror ka ndodhur pas mesnatës në banesën e një çifti bashkëshortësh, të cilët kanë rënë pre e grabitjes.

Në fshatin Rov, Maliq, rreth orës 02:00 në banesën e shtetasit Xh.Z, 60 vjeç, kanë hyrë dy persona të maskuar, të cilët dyshohet se e kanë kërcënuar dhe goditur këtë të fundit me sende të forta në prezencë të bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar plagë të lehta (pa probleme për jetën). Grabitësit kanë mundur të marrin me dhunë, një sasi lekësh.

Kliko per me shume info

“Nga deklarimet e marra dy bashkëshortëve të cilët ndodheshin të vetëm në banesë, rezulton se dy personat, nuk kanë qenë të armatosur. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here