Prag lufte! CIA amerikane gati sulmin ndaj Rusisë, ja me çfarë do t’i kundërvihet

kibernAdministrata Obama po mendon që të sulmojë kibernetikisht Rusinë në shenjë hakmarrje pas dyshimeve për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Kështu ka thënë një zyrtar i inteligjencës së SHBA për median amerikane NBC News. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë po planifikojnë që CIA të bëjë një sulm të fshehtë kibernetik për të “vendosur në siklet” udhëheqjen e Kremlinit.

Burimet e NBC News nuk dhanë hollësi të detajuara, por thanë se agjencia e inteligjencës është duke bërë përgatitjet për këtë operacion.

Ky veprim në fakt do të jetë më shumë si një mesazh ndaj Rusisë për ndërhyrjet e saj në fushatën presidenciale amerikane. Obama dhe zyrtarë të lartë të SHBA kanë akuzuar se Rusia po “trazon ujërat” në zgjedhjet presidenciale mes Hillary Clinton dhe Donald Trump, kurse autoritetet ruse kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Sulm me armë në SHBA, qëllohen dy policë, “zhduket” autori

Dy policë janë qëlluar me armë nga një person në Amerikus në ...