Ky çelës i ndryshkur u shit për 100.000 euro

celesiNjë çelës prej hekuri, i ndryshkur, që i përkonte një dollapi të ”Titanik”-ut u shit dje në një ankand në Angli për 85.000 sterlina (rreth 95.500 euro).

Ky çelës i përkiste Sidney Sedunary, një kamarieri 23-vjeçar që punonte në traget dhe që vdiq bashkë me 1.500 personat në mbytjen tragjike të vitit 1912.

Çelësi ishte lidhur me një pllakë bronxi ku shkruhej ”Locker 14 ”F”DK” (Dollapi 14 Ura F) dhe i ishte dërguar bashkëshortes së kamerierit, që ishte shtatzënë.

Shtëpia e ankandit “Henry Aldridge & Son” në Devizes, në perëndim të Anglisë, priste që ta shiste këtë objekt me vlerën e 50.000 sterlinave.

Në fakt, në vitet e fundit vlera e objekteve të gjetura në ”Titanik” ka arritur majat. Në vitin 2013, një violinë që ishte përdorur pikërisht kur anija po mbytej ishte shitur për një milion sterlina.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

mannequin-challenge

“Mannequin Challenge” më i realizuar në Shqipëri (Video)

Pas kovave me akuj mbi kokë, rrjeti është pushtuar nga një tjetër ...