Cannavaro ëndëron të drejtojë Real Madridin

Sport

cannavaroFabio Cannavaro e pranon se ëndërron që një ditë ta drejtojë gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Ish-fituesi i Topit të Artë në vitin 2006 thotë se kthimi i tij në “Santiago Bernabeu” është qëllimi i tij kryesor.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është ëndrra ime është të jem trajner i Real Madridit”, tha Cannavaro, i cili gjatë karrierës së tij si futbollist kishte fituar ty tituj të La Ligës me ‘Los Blancos”.

Ish-mbrojtësi i Italisë, lavdëron punën që po bën Zinedine Zidane me Real Madridin, i cili janarin e kaluar kishte marrë ‘timonin’ e madrilenëve, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës.

“Zidane ka arritur gjëra shumë të mëdha. Pas Benitez, ai e mori skuadrën dhe bëri punë të madh, duke ndërtuar një ekip shumë të mirë”, tha Cannavaro.

ME TE LEXUARAT