Lorik Cana nis karrierën si trajner

Sport

canaaNë pritje për të njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur, Lorik Cana ka filluar të mendojë që tani për jetën pasi të varë këpucët në gozhdë. Ish-kapiteni i Kombëtares ka marrë diplomën e “UEFA B” pasi kreu me sukses kursin e organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Diplomat u shpërndanë në një ceremoni të organizuar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz. Në këtë kurs, i 22-ti, morën pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë, aktualisht është duke u zhvilluar kursi “UEFA PRO”, që vazhdon gjithë vitin. Gjithashtu FSHF-ja bën të ditur se do të organizohet edhe kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh dhe për drejtor sportiv. Ky kurs do të zhvillohet në javën e parë të çdo muaji për pesë muajt e ardhshëm.

ME TE LEXUARAT