Çako në SHBA, merr pjesë në konferencën vjetore të IACP

Aktualitet

cakoDrejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako mori pjesë në Konferencën e 123-të të IACP-së, (Shoqata Ndërkombëtare e Shefave të Policisë).

Konferenca u zhvillua në San Diego California, SHBA, nën moton: “Komuniteti juaj, Siguria juaj, Ndikimi juaj, Prioriteti ynë.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sëbashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit dhe delegacionin shqiptar, ishin të pranishëm dhe zoti Stepfen Bennett, Menaxher i Programit ICITAP për Shqipërinë dhe Malin e Zi dhe stafi i tij.

Drejtori i Policisë së Shtetit u takua me Prokuroren e Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, Loretta Lynch, e cila e përgëzoi për punën e bërë nga policia e shtetit shqiptar në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Çako, e falënderoi zonjën Lynch, për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për policinë shqiptare dhe i dhuroi asaj stemën e Policisë së Shtetit.

ME TE LEXUARAT