Shokon burri i 97 grave: Do të martohem me më shumë gra

mohammed-bello_1476721021-11410Poligamisti më i famshëm i Nigerisë, Mohammed Bello Abubakar, i ka mohuar thashethemet se ai ka vdekur, duke thënë se ende ndjehet shumë i gjallë, në moshën 92-vjeçare, dhe se planifikon të martohet edhe me më shumë gra.

Mohammed është një figurë kontroverse në qytetin Bida, ku i ka martuar më shumë se 100 gra, gjë të cilën e quan gjë “hyjnore”.

Kleriku nuk ka të ardhura të dukshme, dhe në të kaluarën është përleshur me autoritetet lokale islamike, të cilët e përshkruajnë si kult familjen e tij më të madhe se mesatarja.

Ai ka jetuar më gjatë se shumica e 185 fëmijët e vet.

“Ndjehem shumë i gjallë, i shëndoshë dhe i fuqishëm,” ka thënë ai për gazetën nigeriane “Vanguard”.

“Thashethemet [për vdekjen] janë të pabaza dhe më së miri mund të shpjegohen si punë e kritikuesve të mi, sepse ata janë ziliqar për atë që Zoti e ka bërë dhe po e bën për mua,” ka thënë ai.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

7-vjecarja

E pabesueshme/ 7-vjeçarja e vret drerin me snajper, reagimi saj do t’ju prekë(Video)

Një ngjarje e rrallë është raportuar në Teksas. Mësohet se 7-vjeçare e ...