Dhuron rrobat për bamirësi, por ... e pëson keq, ja sa vite burg do vuajë burri

Soft

burriiDhuroi disa rroba dhe objekte për bamirësi dhe u dënua me 17 vite burg. Kjo është historia e një 49 vjeçari nga Ohio, SHBA, që në çantën me veshje që i dha një dyqani, kishte futur gabimisht edhe 32 foto, ku dokumentohet dhunimi seksual nga ana e tij e një vogëlusheje, shkruan Mirror.

Gary Sovie duket në 32 fotot teksa dhunon të voglën. Fotot datojnë në vitin 1999. Autoritetet arritën të zbulojnë krimin, sepse në çantë, krahas rrobave dhe fotove ishin edhe disa foto të shtëpisë së burrit, si dhe fatura të paguara prej tij. Kur u arrestua, ai deklaroi se ishte një person “shumë i sëmurë”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nëna e vajzës së vogël tha se vogëlushja ka qenë rreth 16-18-muajshe, në momentin kur janë shkrepur fotot. Në një intervistë për një television lokal, nëna e vajzës deklaroi se vogëlushja nuk mban mend asgjë nga ai episod dhe nuk dyshon aspak për atë që ka ngjarë kur ajo ishte shumë e vogël./DurrësLajm

ME TE LEXUARAT