Burrel-Tiranë, makina del nga rruga, humb jetën gruaja, plagoset i shoqi

aksidenti-kosoveNje aksident me vdekje ka ndodhur ne rrugen Burrel-Tirane diten e sotme. Policia tha se rreth orës 18:00, njoftohemi se në aksin rrugor Burrel-Tiranë ka ndodhur një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetaseje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë Mat në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se në vendin e quajtur “Baz”- Burrel, automjeti tip “Golf”, me targa AA 849 JR, me drejtues shtetasin Xh.M, rreth 70 vjeç, banues në Burrel ka humbur kontrollin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

“Si pasojë e daljes së mjetit nga rruga ka humbur jetën shtetësja N.M rreth 68 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit Xh.M), ndërsa drejtuesi i mjetit po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit jashtë rrezikut për jetën.
Në automjet nuk ka pasur persona të tjerë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, ka thene policia./lajmifundit.al

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

cico-pata2016

Vrasja e Elton Cicos e Nelgert Patës, prokuroria bashkon dosjet në hetim

Në një kohë që të gjitha ngjarjet e rënda kriminale mes dy ...