Vdes në burgun e Fierit 47-vjeçari që përdhunoi mbesën në shtëpinë e tij

burgu-fierNjë i burgosur 47-vjeçar ka vdekur pas një ataku në zemër. Një vit më parë shtetasi Thoma Çala u akuzua nga mbesa e tij për abuzim seksual, por ai nuk e pranoi kurrë një gjë të tillë.

Ai ndodhej në paraburgimin e Fierit, ku priste vendimin lidhur me akuzat për abuzim seksual me të mitur. Sipas mjekëve shkak për vdekjen e 47-vjeçarit është bërë çarja e aortës.
19-vjeçarja me inicialet K. Ç., dha detaje rreth pretendimeve të saj për abuzim seksual nga xhaxhai, kur ishte vetëm 14 vjeç. Vajza deklaroi se Thoma Çala e përdhunonte në shtëpinë e tij, gjatë kohës që e shoqja ndodhej në Greqi.

Kliko per me shume info

Sipas saj, xhaxhai e ka kërcënuar dhe ajo ka patur frikë të tregonte, deri në momentin që i fejuari i saj i ka kërkuar llogari për faktin se nuk ishte e virgjër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here