Dokument fals për tu punësuar, procedohet zyrtari i burgut në Korcë

drenovePas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” procedohet penalisht Shefi i Burimeve Njerëzore pranë Burgut të Drenovës, për veprat penale: “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit O.L, 34 vjeç, banues në Ersekë (me detyrë Shefi i burimeve njerëzore pranë IEVP-Drenovë).

Procedimi ndaj tij filloi pas, pamjeve filmike të publikuara më datë 12.10.2016, në emisionin investigativ “Fiks Fare” ku dyshohet se ky shtetas, ka përdorur një dokument të falsifikuar për t`u punësuar në IEVP-Drenovë.

Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga nenet 187 dhe 248 të Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

policia2015

Mashtrimi/ Bien në pranga 3 persona, tentuan t’i merrnin 280 euro një 28-vjecari

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dy muaj më parë ...