Buffon: Ata që më morën për të vdekur, le të shkojnë në funeralin tim!

buffon“Në funeralin tim nuk ka asnjë, ata që më morën për të vdekur le të shkojnë në funeral.” Pra, Gigi Buffon, duke iu referuar performancës së tij të shkëlqyer në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Lionit, si dhe kritikave të marra ditët e fundit, vendos të kundërpërgjigjet në këtë mënyrë.

“Unë jam shumë vetëkritik dhe nuk kam nevojë të ndiej arrogancën e të tjerëve, të vuaj mungesën e respektit për karrierën që kam bërë, për trashëgiminë e një personi, që ka dhënë shumë për klubin dhe kombëtaren, – tha ai për mikrofonat e “Premium Sport”.
Kam dëgjuar aq shumë gjëra të trasha në lidhje me mua, por u them: “Unë kërkoj më shumë se ata nga Buffon”. Pastaj, për fitoren e Juventusit në Ligën e Kampionëve, ndaj Lionit, kapiteni bardhezi shton: “Ne duhet të përmirësohemi. Kjo fitore nuk mund të jetë e mjaftueshme për të arritur në fund. Nuk më pëlqeu shumë pjesa e parë. Në mënyrë paradoksale, kur kishim një forcë më pak, si numër, ishim më kompaktë. Kjo e ka shpjegimin e vet, do të thotë se shpirti është i mirë.
Por, për të shkuar deri në fund të Champions-it, kemi nevojë për t’u përmirësuar. Dikush, ndoshta e kishte nënvlerësuar fuqinë e skuadrës franceze. Ne e dinim se do të ishte një lojë e komplikuar: Lioni kanë cilësi dhe duhet të respektohet, ka përvojë evropiane.”

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

masakruan-gjyqtarin

‘’Masakruan’’ gjyqtarin shqiptar, skuadra italiane pezullohet për 29 vite

Një skuadër e futbollit amator italian në qytetin e Ankonas, Colle 2006, ...