Braktis makinën plot me kanabis për t’i shpëtuar policisë, në kërkim 46- vjeçari

UntitledNjë 46-vjeçar nga Bulqiza është pikasur nga policia në Memaliaj, teksa dilte nga një rrugë rurale, me makinën të mbushur plot me kanabis. Sapo ka parë policinë, drejtuesi i makinës me targa AA 976 BO, e ka shtuar shpejtësinë duke u futur nëpër ara, ku braktisi mjetin bashkë me lëndën narkotike dhe u largua.


Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të makinës dhe është vënë në kërkim të tij. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit, policia gjeti rreth 50 kg lëndë narkotike, Cannabis Sattiva.

Kliko per me shume info

Ngjarja sipas Policisë së Gjirokastrës:
Specialistët e Sektorit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër kanë marrë informacion në rrugë operative së dalje të qytetit Memaliaj një automjet që po lëvizte në një rrugë dytësore mund të transportonte lëndë narkotike.
Menjëherë janë njoftuar Efektivët e Njësisë Operacionale të Territorit të cilët kanë konstatuar automjetin me targa AA 976 BO, i cili lëvizte nga një rrugë dytësore në drejtim të rrugës kryesore.
Punonjësit e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar po është larguar me shpejtësi të madhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij automjetit, por drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin në një arë dhe është larguar duke përfituar dhe nga terreni i vështirë.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë automjet u konstatuan pesë thasë plasmasi me lëndë të dyshuara Cannabis Sattiva ku brenda tyre kishte rreth 50 kg lëndë të dyshuar narkotike.
Specialistët për Narkotikët mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kanë të mundur identifikimin e drejtuesit të automjetit shtetasin S.V, 49 vjeç, banues në Bulqizë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh “, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal..balkanweb/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.