Bosi shqiptar i drogës e pëson keq nga rrengu i policisë italiane

bosi-drogesBledi Sota një 39-vjeçar shqiptar u vu këtë të shtunë në pranga nga policia italiane. Ai kishte mundur t’i shpëtonte arrestimit gjatë një operacioni të ndërmarrë 25 tetorin e vitit të kaluar.

39-vjeçari u kap nga policia në provincën e Brescias, në sajë të përgjimeve të reja telefonike. Përmes tyre u zbulua se ai ndodhej në stacionin qendror të Milanos, ku Sota kishte lënë takim me një bashkëkombës për tu arratisur në Zvicër dhe për të nisur një jetë të re.

Në stacion duke pritur renin nga Brescia ishin efektivët e Njësisë së Hetimit të Milanos të cilët identifikuan shqiptarin sapo ai mbërriti duke e arrestuar.

Mediat italiane shkruajnë për këtë moment, ku shqiptari kishte menduar se ja kishte hedhur, duke e specifikuar se arrestimi ishte si një “dush i ftohtë” për të.

Tashmë Bledi Sota është në burgun e San Vittores larg nga bashkëpunëtorët.

Pas 8 muajsh arrati, bosi i kokainës është kapur dhe bëhet i 21-ti person që arrestohet për bandën famëkeqe të Lombardisë.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Prokuroria e Vlorës sekuestron 500 mijë m2 tokë në Ksamil, dyshohet për falsifikim dokumentash

Prokuroria e Vlorës vendos nën sekuestro rreth 500 mijë metra katrorë tokë ...