Bob Dylan fiton Çmimin Nobel për Letërsi

boby-dilanKëngëtari me famë botërore, Bob Dylan ka fituar Çmimin Nobel në letërsi. Bob Dylan e ka fituar Nobelin për shkak se ka krijuar shprehje të reja poetike brenda këngës madhështore tradicionale amerikane, raporton CNN.

Këngëtari amerikan njihet në mbarë botën për tekstet e këngëve që i ka krijuar, por edhe për muzikën e tij. Dylan, 75 vjeç, ka nisur karrierën muzikore në vitin 1959, në kafenetë e Minesotës.

Kliko per me shume info

Këngët e tij si Blowin’ in the Wind janë bërë himne të anti-luftës dhe lëvizjeve për të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara.

“Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2016 i ndahet Bob Dylanit, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”, tha Sara Danius, sekretare e përhershme e Akademisë Suedeze, teksa shpalli fituesin në Stokholm.

Letërsia është çmimi i fundit Nobel i këtij viti që do të jepet. Ky çmim është emërtuar pas shpikësit të dinamitit, Alfred Nobel dhe është dhënë prej vitit 1901 për arritje shkencore.

Vitin e kaluar, Nobeli për Letërsi i është dhënë shkrimtares bjelloruse, Svetlana Aleksievich, për shkrimet e saj mbi tragjeditë e Bjellorusisë gjatë shekullit 20.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here