Tiranë, i vjedhin syzet luksoze në BMV X5, nisin hetimet për lavazhierin

policia-tiraneNje qytetar ka çuar automjetin për ta larë në lavazh por lavazhieri i ka vjedhur syzet luksoze.

Shtetasi  40-vjeçar në kryeqytet pas marrjes së automjetit nga lavazhi ka konstatuar se i kanë vjedhur syzet luksoze ndaj dhe ka bërë kallëzimin në polici.

Kjo e fundit ka shkuar tek lavazhi ku pronari i automjetit të BMV X5 e kishte çuar për ta larë por nuk e ka gjetur lavazhierin që i ka marrë atij syzet që kanë një kosto të lartë.

Siç raporton policia e kryeqytetit bëhet fjalë për F.M 40-vjeç i cili ka bërë kallëzimin dhe lavazhieri tashmë është shpallur në kërkim.

Komunikata nga Policia
Më datë 14.10.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Ç, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi më datë 13.10.2016, rreth orës 14:00, shtetasi F.M, vjeç 40, banues në Tiranë, kallëzon se pranë një kompleksi , tek një lavazh, në mjetin tip “BMV X5” ka konstatuar vjedhjen e një palë syzeve, me vlerë të konsiderueshme. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

kuvend2016

Energjia elektrike shkëputet dhe në Kuvend, deputeti i PS-së bie nga karrigia

Një debat i ‘’gjallë’’ u mbajt në kuvend ditën e sotme në ...