I morën “BMW X6” dhe e plagosën me armë, zbardhet ngjarja në Vlorë, ja emrat e autorëve

polici-vlore15Policia ka zbardhur ngjarjen e djeshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri Florenc Meçaj në Vlorë, i cili rezulton i dënuar më parë për vrasje.

Policia informon sot se për plagosjen janë arrestuar në flagrancë 2 autorë të dyshuar, Olgert Shehu, 38 vjeç, banues në Vlorë dhe Hajri Xhaferi, 53 vjeç, banues në Vlorë dhe është shpallur në kërkim Klejvis Gjahtari, 29 vjeç, i cili ka qenë shpallur në kërkim gjithashtu për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në vitin 2012.

Gjatë veprimeve hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Klevis Gjahtari, në bashkëpunim me shtetasin Olgert Shehu, ditën e djeshme para kryerjes së plagosjes, në lagjen “Ujë i ftohtë” dyshohet se kanë vjedhur me dhunë shtetasin Florenc Meçaj, duke i marrë këtij të fundit automjetin e llojit “BMW-X6” me targë AA 333 MK, portofolin me një sasi parash prej 500 euro, disa bizhuteri personale që dispononte me vete si dhe aparatin celular.

Rreth 1 orë më vonë pas konfliktit për arsyet e mësipërme, në një rrugicë të lagjes “Pavarësia”, dyshohet se shtetasi Klejvis Gjahtari, ka plagosur me armë zjarri të llojit “Pistoletë” shtetasin Meçajn, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje, Policia ka bllokuar dhe sekuestruar 2 automjete të gjetura rreth 500 m larg vendit të ngjarjes:
– automjetin “Benc-Mercedes” me targë AA985NV,
– automjetin “BMW-X6” me targë AA333MK,
– si dhe disa gëzhoja pistolete model 54 (pranë vendin të ngjarjes) të cilat do të dërgohen për ekzaminime të mëtejshme.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

tirane-policia

Vdekja e mistershme e 24-vjecarit, flasin shokët: Mjekët i thanë “s’ke gje, e ke nga pija”

Një 24-vjecar është gjetur i pajetë në banesën e tij në zonën e ...