Makina përplaset me borduren në “Xibrakë”, rrezikon të bjerë në Shkumbin

xibrakeNjë aksident ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd. Një automjet tip “BMW”, ka shpëtuar pa rënë në ujërat e lumit Shkumbin, pasi është përplasur me bordurat mbrojtëse.Automjeti udhëtonte nga Elbasani në drejtim të Librazhdit, kur është përplasur me një nga pjesët prej betoni të cilat janë vendosur për mbrojtëse, pasi një pjesë e rrugës është shembur.

Ky segment rrugor vazhdon të mbetet e dëmtuar nga përmbytjet që ndodhën dimrin që shkoi dhe është një pjesë rruge shumë e vështirë për të gjithë shoferët, duke u bërë edhe burim aksidenti.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here