Ben Blushi niset drejt Valbonës: Do dëgjoj ata që duan ta mbrojnë!

Aktualitet

valbonaaaIsh- deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, pak ditë përpara zyrtarizimit të partisë së tij e cila sipas disa informacioneve do të themelohet më datë 1 nëntor ka njoftuar, se sot do ‘ti bashkohet tubimit që do të mbahet në Valbonë për mbrojtjen e kësaj zone turistike.

Një nga perlat e natyrës shqiptare, Parku Kombëtar i Valbonës, rrezikon shumë pas vendimit të qeverive shqiptare për ndërtimin aty të disa HEC-eve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë arsye prej disa javësh ka nisur një aktivizim i shoqërisë civile, për të penguar çdo projekt të qeverisë që e dëmton atë. Sot dhe nesër ky mobilizim do të kulmojë me një aktivitet të artistëve të njohur shqiptarë.

Përmes faqes së tij zyrtare, Blushi njofton se është në udhëtim drejt Valbonës, për të shprehur edhe ai solidaritetin me shoqërinë civile në mbrojtje të luginës së Valbonës.

“Kam 25 vjet që shoh ata që sulmojnë luginën e Valbonës. Sot shkoj të dëgjoj ata që duan ta mbrojnë”, shkruan Blushi në faqen e tij në Facebook.

blushi

ME TE LEXUARAT