Blushi: Nëse qeveria do ishte me Arditin, Sharra nuk do ishte varrezë!

Politikë

blushi2016Kryetari i partisë më të re në vend, Ben Blushi, ka reaguar mbi mostransmetimin e emisionit investigativ, që nxirrte në pah të vërtetën e vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës.

Në një reagim në Facebook, Blushi jep të gjitha arsyet, që sipas tij, shteti po e shpall Arditin si armik publicus. Sipas Blushit, nëse qeveria nuk do ishte me industrinë, por me Arditin, natyrisht që Sharra nuk do të ishte varrezë, por vend pune.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ja shkrimi i plotë i Blushit:

Duke parë “Publicus” e kuptova pse është ndaluar të transmetohet: Sepse dëshmon se si shteti i therret fëmijët për te mbledhur mbetjet tona dhe nuk i mbron me pasi vdesin për shkak të punës. Kjo mizori është rrënqethëse. Ardit Gjoklaj ka humbur jetën duke punuar në një territor publik që administrohet nga një kompani private me lejen e shtetit. Për turpin e vet shteti thotë që jo vetëm nuk ka parë Arditin të vdesë por nuk ka parë edhe emsionin që është bërë për vdekjen e tij.

Nëse Tirana është qyteti i rilindur që pretendohet se është, në Sharre do të kishte patur ndriçim të detyrueshem dhe Arditi nuk do ishte shtypur në errësire nga eskavatori që mblidhte plera. Nëse reforma e sigurimeve shoqërore do të kishte funksionuar Ardit Gjoklaj do kishte kontratë sigurimi dhe familja e tij duhej të dëmshpërblehej nga kompania. Nëse martesa e plerave mes Rilindjes dhe PD nuk do ishte celebruar në fushën e Sharrës atëhere nuk do të ishte e njëjta kompani ajo që mblidhte mbetjet. Nëse industria e riciklimit, për shkak të presionit të shtetit, do shtonte kostot e detyrueshme, atëherë në Sharrë do kishte ndriçim dhe Arditi do ishte i siguruar. Nëse bashkia do i shiste mbetjet tona me vleren e tregut atëherë do kishim paratë e mjaftueshme për të ndarë mbetjet në burim në mënyrë që Arditi të mos vdiste duke i ndarë në erresirën e Sharrës dhe kazanët e Rilindjes të mos e lejonin importin.

Nëse Qeveria nuk do ishte me industrinë, por me Arditin, natyrisht që Sharra do ishte një vend pune dhe jo një varreze, plehrat do ishin mbetje dhe jo ndotje dhe “Publicus” do ishte transmetuar dhe Alida Tota nuk do ishte pushuar nga puna.

Nëse mediat nuk do ngopeshin në kazanin e Qeverisë atëhere në ekran nuk do dilnin vetëm të pasurit që blejnë mbetje por edhe të varfërit që vriten duke i mbledhur. Shikojeni “Publicus”. Nuk dëshmon vetëm një vrasje në punë por më shume se kaq: Se si shteti tradhton për ditë ata që s’kanë dhe si i shërben çdo natë atyre që kane.

Ja pse shteti po e trajton Arditin si armik publicus!

ME TE LEXUARAT