Blushi ia kthen rëndë Ramës: Kur shkrimtarët merren me qentë ...!

Politikë

Rama-Blushi-480x342Gjatë intervistës që dha mbrëmë në “Studio e Hapur”, kryeministri Edi Rama sulmoi ish-deputetin e tij, Ben Blushi, duke thënë se nuk ka bërë asnjë punë në shërbim të qytetarëve.

Duke i kujtuar kohën kur kreu i mëparshëm socialist, Fatos Nano, e bëri ministër, kryeministri ironizoi: “Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti Fatos Nanon dhe mua.Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë.Me mua s’bëri asnjë punë por bëri nja tre libra, romane”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Deputeti i larguar nga PS për të krijuar partinë e tij së bashku me Mimoza Hafizin, që gjithashtu la Partinë Socialiste, i ka kthyer përgjigje shefit të mazhorancës.

“Paska folur Edi Rama për romanet e mi! Kur shkrimtaret merren me qentë, qentë merren me Librat!”, shkruan Ben Blushi në rrjetin social Facebok.

ME TE LEXUARAT