Blushi iu kërkon ndihmë qytetarëve, ja për çfarë ka nevojë kryetari i partisë më të re

blushi2016Deputeti i sapo larguar nga Partia Socialiste, Ben Blushi pas takimeve me qytetarë në zona të ndryshme të Shqipërisë, tashmë kërkon ndihmë për mënyrën sesi do të organizohet forca e re politike që ai do të krijojë.

Blushi pyet qytetarët për mënyrën sesi mendojnë se duhet të organizohet, si do të funksionojë, duek e cilësuar një shtëpi të hapur për të gjithë.

Shkrimi i Blushit

Të nderuar miq!

Prej disa muajsh, bashkë me shumë kolegë dhe qytetarë nga e gjithë Shqipëria, po përpiqemi për krijimin e një Projekti të ri politik. Ne duam t’i japim vendit një mjet më shumë në luftën kundër varfërisë, padrejtësisë dhe pabarazisë. Ajo që ëndërrojmë është një platformë lirie, e cila bashkon qindra mijëra vullnete njerëzish të zakonshëm, duke u krijuar atyre hapësirën e duhur për modernizimin e Shqipërisë.

Deri më sot kemi pasur parti, por nuk kemi pasur platforma lirie. Kemi pasur lëvizje, por nuk kemi pasur zhvillim. Kemi pasur mendim, por nuk kemi pasur ide. Kemi pasur pluralizëm, por nuk kemi pasur demokraci.

Ne, një grup shqiptarësh të lirë, kemi vendosur të krijojmë diçka që nuk e kemi pasur. Një projekt politik njerëzish të barabartë, që nuk shkojnë pas një njeriu, por pas një ideje. Duke ju kërkuar të bëheni pjesë, ju ftoj të gjithëve ta krijojmë bashkarisht këtë Projekt. Secili është i lutur të më shkruajë: Çfarë do donit nga një organizatë politike? Si duhet të organizohet ajo? Cilat shtresa duhet të mbrojë? Në çfarë pikëpamjesh duhet të bazohet? Si mund të vetëkorrigjohet? Çfarë marrëdhëniesh duhet të ketë me partitë e tjera? Kush duhet të jetë pjesë e saj? Kush nuk duhet të jetë në asnjë rast pjesë e saj?

Nëse doni të krijoni një shtëpi të re, besoj se kjo është dita për të skicuar arkitekturën e saj. Nëse e keni për herë të parë, aq më mirë! Do të thotë se jeni më të përgatitur. Por edhe nëse nuk është hera e parë, prapë shumë mirë. Projekti ynë politik do të jetë një Shtëpi e hapur për të gjithë, për të gjithë ata që duan të shohin atë çfarë vjen dhe jo atë që ka ikur. E shkuara vlen vetëm kur përdoret nga e ardhmja!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

3 comments

  1. hej benush …., po ariu? E pyeste vogelushi gjyshin e tij kur i tregonte perralla? Nuk e di se cili qytetar do te ndjeki nga pas ty, nejse eshte puna jote. Pse nuk e bere si kac islami qe ju ngjit nga pas kepuces saliut? Apo nuk kendojne jo tre, saliu, lulashi dhe ti, po as dy gjela nen nje kulm catie? Edhe disa muaj dhe ti do tretesh si vesa e mengjesit. Dhe e di arsyen? Se ti nuk ke asnje kauz per popullin, ti nuk je ne gjendje te zgjidhesh asnje problem sado te vogel ne vorbullene problemeve qe ka sot shoqeria shqiptare. Edhe ca kohe dhe ti do ti kthehesh serish shkrimit te romaneve dhe mesuasja Moza do filloje mesuese me pagese si jnje here e nje kohe. Ti e nise luften jo se tu hap barku per popullin , po per te zene vendin e kryetarit te PS-se. Ik dhe shplodhu pak se je lodhur ca si shume, karrieristat nuk shkojne shume gjate. Kuptohet jo te gjithe. Ti nuk je KRIMINEL si saliu, se po te vrisje dhe ti do ta shtyje dhe ca ne politike…..

  2. TE JETE NJERZORE.DUKE DHENE NGA VETJA.TE GJITHA ME DREJTESI. TE DASHURISE DHE HUMANIZMIT.DUKE QENE VETVETJA.TE RESPEKTUARA.TE JETE NJERI. KUPTOHET E KUNDERTA.EDHE NESE KAM GABUAR NE PERGJIGJE ESHT NJERZORE.ZOTI BEN BLUSHI URIME DHE SUKSESE NE PUNEN TUAJ FISNIKE.

  3. SHQIPERIA NE RRUGEN E DUHUR.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Koalicion me LSI-në? Ministri i Qeverisë: Jemi të hapur për rinovim, por…

Shqiptarët do thirren pas rreth 6 muajsh të zgjedhin se cilët do ...