“Injorancë, mizori e pashpirtësi, shqiptarët me pagat më të ulëta në Evropë”!

blushi2016Duket se deputeti Ben Blushi nisi të ngrejë konturet e partisë së re duke diskutuar mbi çështjet më të ndjeshme në Shqipëri.

Blushi shkruan mbi pagën minimale duke e cilësuar si një mizori dhe pa shpirtësi të shtetit.

Reagimi i Blushit

Shikoni sa është paga minimale në Shqipëri. Më e ulëta në Evropë. Të gjithë ata që thonë se pagat e ulëta thithin më shumë investime të huaja e kanë gabim.

Shqipëria është vendi i fundit në rajon për investimet e huaja direkte. Pagat e ulëta janë burim skllaverie, varfërie, emigracioni dhe injorance.

Një shtet që lejon që paga minimale të jetë 700 leke në ditë është mizor dhe i pashpirt. A duhet të rritet paga minimale? Pa asnjë dyshim.

Do jetë një nga çështjet themelore të Projektit te Ri Politik. Sa më shumë të varfër aq më pak të pasur. Sa më pak të varfër aq më shumë të pasur!

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

One comment

  1. rroga jote sbesoj tjet e ulet.
    ke heng e ke pi dhe ti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...