Nesër bllokohet për 8 orë kufiri me Kosovën

Aktualitet

dogana-kosove-morineNesër, duke filluar nga ora 07:00 deri në orën 15:00, do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë.

Në një njoftim për media thuhet se ky bllokim do të ndodhë për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë së Gjakovës në mënyrë që t’u mundësohet kalim i papenguar pjesëmarrësve në këtë maratonë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Gjakovës dhe më gjerë, që nesër me datë 15 tetor 2016 do të bllokohet qarkullimi për automjete në pikën kufitare në Morinë prej orës 07:00-15:00. Ky bllokim do të ndodhë për shkak të aktivitetit për Maratonën e Malësisë së Gjakovës në mënyrë që t’u mundësohet kalim i papenguar pjesëmarrësve në këtë maratonë. Pas këtij orari qarkullimi do të jetë i hapur për lëvizje të lirë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë”, thuhet në njoftim./Kosovapres/

ME TE LEXUARAT