Maqedonasi arrestohet në Sarandë, bleu në dyqane me euro false

Kliko per me shume info

EURO-KARTMONEDHNjë maqedonas është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi bleu në dyqane të ndryshme me euro false.

Në pranga të bluve të qytetit bregdetar ka rënë Sevgyl Kasumi, 33-vjeç, lindur në Maqedoni dhe banues në Itali, pasi gjatë ditës së enjte, ka blerë në dyqanin e E. Xh, në lagjen Nr.4 të Sarandës, dy karta për aparat celular, për të cilat ka dhënë 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Kliko per me shume info

Më pas, 33-vjeçari ka shkuar në lagjen Nr.1 në një tjetër dyqan dhe ka blerë një palë këpucë në këmbim të 50 eurove të tjera, e cila gjithashtu dyshohet të jetë e falsifikuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, atij iu gjetën disa monedha të tjera të cilat dyshohen se janë të falsifikuara dhe akuzohet për veprën penale “Falsifikimi i kartëmonedhave”.

Kliko per me shume info
Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here