Biznesmeni libanez në Tiranë me karrocë invalidi, do t’i japë lamtumirën nënës

Faadi Mitri, biznesmeni i dhunur barbarisht në autostradën Tiranë-Durrës ka mbërritur sot në Tiranë për të marrë pjesë në varrimin e nënës.

Ai u largua me barrelë nga Rinasi dhe sot kthehet në një karrocë me rrota. Pra nuk e ka kapërcyer ende problemin shëndetësor që i shkaktoi dhuna me shkop bejsbolli.

Kliko per me shume info

Videoja është regjistruar afër Kishës Orthodokse në Tiranë, ku Mitri do t’i japë edhe lamtumirën e fundit nënës së tij, për të vijuar me pas me ceremoninë mortore pranë varrezave të Tufinës. Nuk është e qartë nëse pas ndarjes përfundimtare me të ëmën, Faad Mitri do vazhdojë të qëndrojë në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here