Biznesmeni pagoi 8 milionë euro për këtë targë

targaaaNjë biznesmen indian me banim në Dubai ka blerë në akand një targë të thjeshtë makine që mban numrin 5 për 33 milionë dërhemë (8 milionë euro), raportoi sot media lokale.

“Më pëlqen të koleksionoj targa të veçanta makinash dhe ndihem krenar që munda të blej targën 5 (Dubai 5)”, u shpreh Balwinder Sahani, cituar nga e përditshmja anglofone “Gulf News”.

Kliko per me shume info

Sipas Khaleej Times, Sahano konfirmoi se edhe nëse ankandi i djeshëm do të prekte shifrën 50 apo 100 milionë do ta kisha blerë gjithsesi.

Pronar i një kompanie ndërkombëtare të pasurive të patundshme, Balwinder Sahani pohoi se kishte blerë targën me numrin 9 vitin e kaluar me një vlerë rreth 25 milionë dërhemë (6 milionë euro).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here