Dëshmon biznesmeni: Si ma vuri Emiljano Shullazin armën në bark tek noteri

emiljano-shullaziZbardhen të tjera detaje nga dëshmia e biznesmenit Ylvi Beqja kundër Emiliano Shullazit dhe grupit të tij.

Biznesmeni ka treguar në Prokurorinë e Krimeve të Renda se Shullazi e ka kërcënuar me pistolete ne koke përpara noterit.

Kjo ka ndodhur kur ata kishin shkuar në një zyrë noteriale në Durrës, për të regjistruar në emër të Shullazit 20 % të pronësisë se hotel “Vollgës”, siç ishte rënë dakord më parë për shkak se 40 –vjeçari e kishte ndihmuar biznesmenin ta regjistronte pronën në Hipotekë.

Kur po nënshkruanin kontratën, Emiliano Shullazi merr vesh se një pjesë e ish-hotelit është shitur tek familja Kodra për 700 mije euro.

Biznesmeni ka thënë se ai ka nxjerre menjëherë një pistoletë, që e kishte me vete dhe ia ka vënë në kokë, duke i kërkuar paratë e marra nga familja Kodra dhe 10 % të tjera të pronësisë.

Biznesmeni ka pranuar të firmosë për t’i dhënë Shullazit 30 % të pronës dhe të paguajë paratë kesh.

Ai i ka dërguar personalisht rreth 400 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar në 3 çeqe, të cilët janë tërhequr në bankë nga Gilmando Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, në dhjetor të vitit 2015.

Tërheqja e çeqeve prej tyre është provuar nga prokuroria, në bazë të pamjeve filmike dhe disa dokumenteve të tjera të bankave ku është bërë tërheqja e parave.
Për pjesën tjetër të dëshmisë pritet të merret në pyetje edhe noteri para të cilit ka ndodhur kërcënimi, siç pretendon biznesmeni.klan

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja e 16-vjeçares, dëshmia e taksistit: Si humbi ndjenjat dhe më pas…

Disa ditë pas rihapjes së hetimeve, nga autoritetet greke, për vdekjen e ...