Merret në mbrojtje biznesmeni i gjobitur nga ‘ushtarët’ e Shullazit

bandaaMerret në mbrojtje biznesmeni që Endrit Qyqja dhe Endrit Zela, të arrestuar dje si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, i kanë vënë një gjobë 1 milion euro.

“Panorama” raporton se biznesmenit i është ofruar mbrojtje, duke u bërë pjesë e programit të dëshmitarëve të Drejtësisë.

Kliko per me shume info

“Panorama” duke iu referuar burimeve jozyrtare shkruan se Prokuroria ka siguruar denoncimin e një biznesmeni “të gjobitur”, i cili ka pranuar të bashkëpunojë me organin e akuzës.

Bëhet fjalë për biznesmenin Ylvi Beqja, i cili ka rrëfyer për hetuesit kërcënimet, dhunën fizike dhe gjobat që ka paguar te të dyshuarit Shullazi dhe të bashkakuzuarit e tij.

Emri i biznesmenit Beqja doli në skenë pas sekuestrimit të ish-hotel “Vollgës” në Durrës. Rezultonte se në statusin e administratorit të një kompanie arabe, i kishte dhuruar “për mirënjohje” 30 për qind të pronës së zotëruar në këtë hotel.

Atëkohë, biznesmeni pretendoi se kishte bërë një marrëveshje të vullnetshme me Shullazin.

Prokuroria ka kërkuar masë arresti me burg për dy “ushtarët” e Shullazit, të cilët madje e kanë vizituar këtë të fundit në burg për porositë e veçanta.

Ai u ka dhënë deri më tani 100 mijë euro në çeqe dy personave të arrestuar.

HETIMET

Në disa nga rastet e kërcënimit për dhënie pasurie, në shoqërinë e Shullazit dhe Danit kanë qenë edhe Endrit Qyqja dhe Endrit Zela.

Po në bazë të veprimeve hetimore, rezulton se të dyshuarit Qyqja dhe Zela kanë qenë të pranishëm në disa momente kur shtetasi Emiljano Shullazi ka bërë kërkimin e padrejtë të sasisë monetare.

Gjithashtu, këta persona kanë përfituar sasi monetare të lëvruara me çek nga ana e biznesmenit të dëmtuar, në favor të tyre, me porosi të Emiljano Shullazit.

Në rastet e të dyshuarve Qyqja dhe Zela, rezulton se ndërmjet tyre dhe biznesmenit nuk ka asnjë marrëdhënie kontraktuale. Për këtë arsye, kërkimi i parave është realizuar në mënyrë të padrejtë, si edhe duke përdorur dhunën fizike dhe verbale.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet e arsyeshme, bazuar në prova, se shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Shtrëngimit me anën të kanosjes për dhënie pasurie”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në bazë të veprimeve proceduriale të deritanishme, Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për të dyshuarit Qyqja dhe Zela, të cilat janë miratuar nga ana e Gjykatës për Krime të Rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here