Deklarata “bombë” e biznesmenit, ja çfarë thotë për investimin 450 mln$

biznezmeni-dhunaBiznesmeni i dhunuar barbarisht nga shqitparët, Faad Mitri, është rikthyer edhe njëherë në Tiranë, për një arsye të trishtë.

Biznesmeni libanezo-amerikan do t’i japë lamtumirën e fundit nënës së tij, e cila ka ndërruar jetë në Tiranë. Mitri është shfaqur sot në rrugët e kryeqytetit shqiptar mbi një karrocë me rrota, i shoqëruar nga disa roje sigurie.

 

Biznesmeni libanezo-amerikan Faad Mitri është rikthyer në Tiranë, duke deklaruar se investimi i tij është mbyllur përfundimisht.

Mitri: Nuk e di çfarë ka bërë policia me autorët e dhunimit. Nuk do të qëndroj në Shqipëri.

Biznesmeni 55-vjeçar do të ndërtonte një kompleks gjigand prej 450 milionë dollarësh në Gjirin e Lalzit, por u tërhoq nga ky projekt pasi u dhunua barbarisht nga tre persona në rrugën e Rinasit, të cilët edhe i kanë kërkuar të tërhiqet nga investimi.

Edhe kompania e tij, Omnix Albania deklaroi se tërhiqej nga ndërtimi i kompleksit turistik në gjirin e Lalzit dhe nga çdo investim tjetër në Shqipëri, pas aktit të rëndë kriminal ndaj Mitri. Sipas kompanisë, ky projekt gjigand synonte të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

dritarja-fier

Hodhi gruan nga dritarja e katit të katërt, arrestohet burri, rrezikon 35 vjet burg

Policia e Fierit njoftoi diten e sotme se ka arrestuar 52 vjeçarin ...