Dalin në shitje biletat për Shqipëri-Izrael, ja çmimet për secilën tribunë

Sport

debiasi-kombetarjaNjë muaj përpara sfidës me Izraelin, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen e biletave.

Ndeshja me Izraelin do të luhet në 12 nëntor në stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi”, në orën 20:45.

Pjesa më e madhe e biletave mund të sigurohet nga tifozët nëpërmjet blerjes “online”, në faqen zyrtare të FSHF-së e cila është bileta.fshf.org. Federata nuk i ka ndryshuar çmimet e biletave nga dy ndeshjet e para që kombëtarja ka luajtur, duke nisur nga 1000 lekë të rinj, për të vazhduar me biletat me vlerë 1500 lekë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në tribunën D1 dhe D4 një vend kushton 2000 lekë, ndërsa në tribunat D2 dhe D3 çmimet janë 3000 lekë të rinj. Gjithashtu në treg janë hedhur edhe biletat në tribunat qëndrore A dhe B, të cilat kushtojnë 8000 lekë të rinj, mdërsa në tribunën VIP, ato kushtojnë 18000 lekë.

ME TE LEXUARAT