“Ndërkombëtarët kanë të dhëna se fëmilja e Berishës ka mijëra hektarë tokë”

ngjela14Ish-ministri i Drejtësisë, Spartak Ngjela duke komentuar vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e ligjit të Vetting-ut, shprehet se po mbron grabitësit e pronave të shqiptarëve.
Ngjela shkruan me tej se ndërkombëtarët kanë të dhëna se familja e ish-Kryeministrit Sali Berisha disponon mijëra hektarë tokë direkt në emër të tij por edhe të regjistruar me emra të tjerë.

Statusi i Ngjelës:

Te korruptuarit e krimit shtetëror shqiptar, duhen konsideruar si pushtues, dhe duhen trajtuar si të tillë.

Politika amerikane dhe ajo europiano-perëndimore tani i ka të gjitha mundësitë juridike për t’i shpëtuar një herë e mirë shqiptarët nga ca palo – pushtuesë banalë që kanë vjedhur dhe po pengojnë zhvillimin shqiptar me të gjitha forcat: ca të blerë nga fqinjët, ca të tjerë vjedhës ordinerë qe kanë grabitur pronat e shqiptarëve. Gjyqtarë të bashkuar me të dyja hapësirat e krimit: edhe me krimin shtetëror edhe me krimin e rrugës.

Por Gjykata Kushtetuese, u tremb më shume nga historia dhe politika amerikane, se nga krimi aktual shtetëror, dhe e çoi vetingun në Komisionin e Venecias…

Të gjithë keto hordhi kurruptive sot të mbrojtura hapur nga Sali Berisha dhe kukullat e tij, në fakt si mbrojtës të pronave të grabitura pronarëve të ligjshem me forcën e shtetit: sipas të dhënave që kanë ndërkombëtarët, familja e Sali Berishes, direkt dhe me emra të tjerë, disponon aktualisht me mijëra hektarë tokë.

Kot mundohet me Gjykatën Kushtetuese, edhe Saliu edhe gjyqtarët pas tij: pushtuesit do të trajtohen si pushtuesë… madje edhe në Komisionin e Venecias.

Zoti, Donal Lu, Xorxh Uashingtoni do t’iu kishte vënë topin këtyre pushtuesëve dhe shtypësve mizerabël të popullit shqiptar. Kurse sot shqiptarët, me Kushtetuten e re, ju kanë dhënë të gjitha të drejtat kushtetuese, që, bashkë me shqiptarët, të ndihmoni në shporrjen e kësaj klase politike, që esencialisht është kundër shqiptarëve, kundër aleancës shqiptaro-amerikane dhe kundër reformës shqiptaro-amerikane.

Dhe pushtuesit po kërkojnë sovranitetin e pushtuesit në Gjykaten Kushtetues (!)… kurse kjo drejt Komisioni të Venecias…

Asnjë lëshim nuk duhet të bëjnë edhe perëndimorët, edhe shqiptarët, por më të bashkuar duhet të jenë forcat parlamentare, deputetët e pakorruptuar dhe pro reformës shqiptaro-amerikane në Kuvendin e Shqipërisë. Te gjithë bashkë duhet ta çojnë deri në fund reformën që do të shpëtojë shqiptarët nga zgjedha e pushtuesëve të tyre politikanë dhe gjyqtarë që kanë nëpërkëmbur zhvillimin shqiptar në 25 vjet, për arsye personale dhe kundër interesit shqiptar.

Kliko per me shume info

2 comments

  1. ore budadha.ti ske pase kurre mend por tani si duket ajo mosh qe ke ti e berisha eshte normale qe nuk flisni tjeter vec budalliqe.ju te dy duhet tju belcamosin e tju vene ne mozeum si monstrat mete ndyra qe mund te gjinden ne ate vend

  2. dihet pse behen te gjitha, edhe lulash ziu prandaj ulurin se ka dhe ai pjesen e tij te vjedhur, ata vetem politikan nuk jane po jane shkaterrues, hajdute dhe vrases. U lumte atyre kur gjitheandej ne lindjen e rajonit te Europes denohen zullumqaret , ne Shqiperi ka ngelur vetem lul basha qe bertet dhe ulurin “per drejtesi”. Ju jeni vetem konstatues dhe nuk jeni ne gjendje te beni gje. Dihet se sa ka vjedhur saliu, ju vetem sa i numuroni dhe ai tall bythen cdo te enjte ne parlament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

samaras

Samaras: Greqia është aq dobët sa edhe Edi Rama po e sfidon!

Ish-kryeministri grek Antonis Samaras, në një intervistë për gazetën “Vradini”, pavarësisht se ...