Berat, i ofron policit 10 mije leke, arrestohet drejtuesi i mjetit

policia-rrugoreTenton të korruptoje punonjësin e policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, arrestohet në flagrancë një shtetas.

Në zbatim të detyrave të planit të masave “Për goditjen e mitdhënies”, në aksin rrugor Kuçovë-Frashër punonjësit e Policisë Rrugore kanë konstatuar në shkelje të Kodit Rrugor automjetin tip Volkswagen (kamion) që drejtohej nga shtetasi Rajeld Zani, 31 vjeç, banues në Berat.

LEXO EDHE:  Nata e parë në burgun turk pas vetëdorëzimit, e dashura e Izet Haxhisë merr në dorë llogarinë e tij në…
Kliko per me shume info

Në momentin kur punonjësi i policisë rrugore do t’i plotësonte masën administrative për mosrespektim të sinjalizimit rrugor, drejtuesi i mjetit ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke i ofruar 10.000 (dhjetë mijë lekë të rinj).

Menjëherë punonjësit e policisë rrugore kanë bërë shoqërimin e drejtuesit të automjetit shtetasit Rajeld Zani.

Në përfundim të veprimeve proceduriale u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  "Qeveria ma vrau djalin! Pyesnin sa pula kishim, për çfarë u duhej atyre kjo?"

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here