Basha: Vrasja në Shëngjergj ka ndodhur për drogën

bashaaaKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat është ndalur në ngjarjen e rëndë në Shëngjergj, ndërsa nënvizon se krimi ka ndodhur për drogën.

Sipas tij, ndonëse këtë ngjarje të rëndë e paraqitën si vetëvrasje, e vërteta është krejt tjetër. Duke u ndalur edhe njëherë se PD denoncon çdo ditë me prova dhe fakte për drogën, sipas tij, po kjo forcë ka denoncuar se ka hyrë fara vietnameze e kanabisit.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë,Basha shton se Rama e mohon por Guardia di Finanza e ka konfirmuar.

Postimi i plotë:

“PD denoncoi se në Shqipëri ka hyrë fara vietnameze e kanabisit. Rama e mohoi, por Guardia di Finanza konfirmoi se 70% e bimës ishte e tillë. PD denoncoi ngjarjen në Shengjergj si vrasje për drogën. Rama-Tahiri e mohuan, e paraqiten si vetvrasje, por doli ekzekutim, dhe prokuroria po heton. PD denoncoi tre ditë më parë se në zonën e Tapizës trafikantët marrin gra e fëmijë, i cojnë për të punuar kanabisin. Rama-Tahiri e mohuan, por dje janë ndaluar 5 vetë që i dërgonin gratë me furgona në Malësitë e Krujës për të punuar kanabisin.
Kush thote te verteten per drogen? Ne qe e denoncojme cdo dite me prova dhe fakte, apo Edi Rama qe i fsheh dhe mohon per tu dhene mbrojtje trafikanteve.
#Shqiperia me mire pa Edi Ramen.”

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Tahiri: Lirimi i Lul Berishës tregues se vettingu është i domosdoshëm

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, tha sot se lirimi i Lul Berishës ...