Reagon Basha: Rama në fund të mandatit kërkon ta mbushë Shqipërinë me helme

Politikë

basha2016Disa ore pas fjalimit të Kryeministrit Rama në Facebook përmes video-mesazhit lidhur me ligjin e mbetjeve, reagon Kryetari i PD, Lulzim Basha.

Ky i fundit e cilësoi mashtrues kryeministrin. Basha tha se sot kryeministri bëri mashtrimin e radhës duke thënë se “ky ligj është i mirë, por ju jeni budallenj.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Basha tha se në fund të mandatit të tij, Rama po përpiqet të mbushë vendin me helmet dhe plehrat e botës duke i hapur rrugë mafias.

"#EdMashtrusi beri sot mashtrimin e rradhes. Ne monologun qe xhiron vete ju tha qytetareve se ligji i plehrave eshte i mire por ju jeni budallenj.

3 vjet me pare ju premtoi shqiptareve se kurre nuk do te lejonte mbetjet e huaja ne vend. Tani qe po i mbaron mandati, tinezisht, pa transparence kaloi ligjin qe i hap rruge Mafias te sjelle helmet e Europes ne Shqiperi.

Ne keto 3 vite nuk prodhoi gje tjeter vec varferi, eksod, krim dhe droge. Tani do ta mbushe vendin me helmet dhe plehrat e botes. Shqiperia pa Edi Ramen eshte Shqiperia pa plehra. #Shqiperia me mire pa Edi Ramen", shkruan Basha ne faqen e tij zyrtare.

ME TE LEXUARAT