Basha: Rama të lërë propagandën e fasadat e të ndihmojë banorët e përmbytur

basha-lac-permbytjeKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pa sot nga afër situatën e krijuar nga përmbytjet në zonën e Laçit. Sipas njoftimit të PD-së, banorët ankohen se e kanë të pamundur të përballojnë pasojat e kësaj përmbytjeje. Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të lërë propagandën dhe investimet e luksit që mbushin xhepat e tyre dhe t’u vijë në ndihmë banorëve, të cilët, sipas tij, i ka lënë në mëshirë të fatit.

“Asnjëri nuk funksionon se nuk e kanë mendjen tek njerëzit, e kanë mendjen tek xhepat e tyre. Investime nuk ka pasur, investimet shkojnë për fasada në vend që të shkojnë për të ndihmuar njerëzit se kjo është hera e tretë brenda dy viteve që kemi këtë situatë në Laç e kemi në fushë ke ujë e kemi kudo tjetër. Lekët e investimeve shkojnë për të bërë zbukurime e fasada në vend që të vijnë me ndihmu njerëzit. Juve u kanë lënë në mëshirë të fatit, ju kanë braktis dhe vijnë vetëm për tu kërkuar votën. Kur vjen puna për t’iu gjend pranë në ditë të hallit zhduket qeveria.

Kliko per me shume info

Kjo është situatë e papranueshme për ne. E para prioritet duhet të jetë ruajta e jetëve të njerëzve. E dyta të evidentohen dëmet materiale dhe të vijnë t’u gjenden pranë me ndihmë pasi u është shkatërruar dhe ushqimi i bagëtive për dimrin dhe e treta t’i mbajmë përgjegjës për këtë situatë sepse lekët jepën për investime fasade ndërsa njerëzit mbyten. 150 familje në Laç dhe dhjetëra familje në Fushë-Krujë kanë pas përmbytje”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.