Basha: Policia po manipulon provat ndaj Armando Prengës

Politikë

basha2015Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në Facebook për ngjarjen e Laçit, ku u plagosën 7 persona ne nje incident ku eshte perfshire deputeti socialist Armando Prenga.

“Lajm tronditës nga Laçi. Në orët e para të mëngjesit, deputeti socialist Armando (Edmond) Prenga ka plagosur me armë zjarri katër persona të familjes Cali brenda në ambientet e Policisë. Me urdhër të Edi Ramës dhe ministrit të tij të drogës Saimir Tahiri, policia ka vendosur një shtetrrethim të vërtetë tek spitali dhe ka nisur manipulimin e provave dhe dëshmitarëve që të mbulojnë ngjarjen”, shkruan Basha në rrjetin social.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Largimi i kriminelëve nga Kuvendi dhe Qeveria, më urgjent se kurrë”, shtoi kreu i PD-së.

ME TE LEXUARAT