Basha: Shqiptarët bashkohen në koalicionin e vlerave, banda në pushtet më e izoluar se kurrë

basha2016Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi nga Kurbini se Partia Demokratike është e gatshme të mirëprësë çdo forcë politike dhe çdo shqiptar që qëndron dhe lufton kundër krimit, drogës, inkriminimit. Në dëgjimin dhe bashkëbisedimin me drejtues të strukturave të PD-së, Basha tha se droga nuk mund dhe nuk do të jetë alternativë për shqiptarët.

“E dimë që droga nuk është zgjedhja e shqiptarëve, nuk është zgjedhja e burrave dhe grave të ndershëm, është alternativa e vetme, mundësia e vetme që iu dha Edi Rama. Një mundësi që i skllavëron ata, ndërkohë që pasuron vetëm një grusht njerëzish. Është fondi që Edi Rama ka bërë gati për veten e tij për të kapur, blerë, prishur zgjedhjet e radhës. Dhe për këdo tjetër është mallkim, është skllavërim, është ankth, është vrasje, është plagosje, varfërim.

Nuk mund të kthehet në model trafikanti për fëmijët e shqiptarëve, nuk mund të lejojmë të kthehet në model. Nuk mund të lejojmë që në klasat e fëmijëve tanë të digjet hashash e të drogohen, e të helmohen siç ndodhi para një jave në Paskuqan apo në Fushë –Krujë. Ne nuk mund ta lejojmë kurrë dhe nuk do ta lejojmë kurrë. Për këtë na duhet një bashkim i madh. Shumica e shqiptarëve janë me ne. E izoluar dhe më e pakët se kurrë në numër është banda që kemi përballë”, u shpreh Basha.

Lideri i opozitës theksoi së mbulimi i Shqipërisë me drogë një vit para zgjedhjeve është pakti i Edi Ramës me krimin, në mënyrë që me para, me presione dhe me shantazhe të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve. Së bashku me shqiptarët, tha kreu i opozitës, do t‘i japim vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe alternativën që i duhet për zhvillimin e vendit, punësimin dhe mirëqënien e qytetarëve.

“Kundër një qeverisjeje që është bërë njësh me mafien dhe një mafie që është bërë njësh me qeverisjen; Në një vend ku nuk dihet ku fillon qeveria e ku mbaron krimi, ku mbaron policia e ku fillon krimi; Në betejën për zgjedhje të lira e të ndershme, në betejën për të larguar njeriun që ka keqqeverisur në dimensionet më të zeza që ka njohur ndonjëherë Ballkani, Edi Rama dhe shpurën e tij; Ne jemi të gatshëm, të hapur për bashkëpunimin, për kontributin e gjithsekujt, për ti dhënë vendit atë që meriton zgjedhje të lira dhe të ndershme, mundësinë për të ecur përpara përmes punës së ndershme dhe përfaqësimit me bijtë dhe bijat tuaja më të mira”, shtoi Basha.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

konventa-lsi

Konventa Kombëtare zgjedh drejtuesit e rinj të LSI

Konventa Kombëtare Zgjedhore e Lëvizjes Socialiste për Integrim shpalli rezultatet për drejtuesit ...