Basha: Mbulimi i vendit me drogë, projekt i Ramës për të blerë pushtet

basha-matKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha bashkëbisedoi me drejtues të strukturave të Partisë Demokratike të Matit. Zyra per median ne PD, theksoi se në këtë takim, Basha u njoh me shqetësimin e madh të banorëve për kultivimin e drogës.

“Trafikantët i marrin gratë dhe të rinjtë si skllevër me sy të mbyllur dhe i çojnë të punojnë në arat e kanabisit, nën mbrojtjen e drejtuesve të policisë që ndajnë me ta paratë e drogës.” Kjo gjendje, theksoi kryetari i Partisë Demokratike është pasojë direkte e inkriminimit të shtetit. Kriminelëve dhe trafikantëve që i futi në Parlament dhe administratë, Edi Rama u hapi rrugët e drogës ndërsa qytetarëve u la si alternativë varfërinë, emigracionin ose punën si argat në arat e kanabisit.

“I hapën dyert krimit, i kandiduan për deputetë, i futën në Parlament, i bënë kryetar bashkish. Por nuk u mjaftuan; i bënë drejtorë në administratë, i bënë shefa komisariatesh e drejtore krimesh si këtu në Burrel. Efekti kulminant i kësaj politike të pastër të inkriminimit të shtetit është mbulimi i gjithë sipërfaqes së vendit nga droga.
Mbulimi i vendit me drogë është projekt politik i Edi Ramës. Ky njeri jo vetëm nuk mbajti premtimet me të cilat erdhi në pushtet, por që ditën e parë i braktisi ato, nuk u përpoq t’i mbante, nuk kishte ndërmend t’i mbante. Çfarë kishte ndërmend e pamë. Tani që ditët e mandatit po i mbarojnë e kemi fare të qartë se çfarë kishte ndërmend. Kishte ndërmend që buxhetin ta mbante për vete dhe për një grusht miqsh. Kishte ndërmend që krimit që e solli në pushtet dhe e mban në pushtet t’i hapë dyert e drogës dhe popullin ta vinte përpara disa alternativave; varfëri, emigracion, burg ose argat në kooperativën e drogës të Edi Ramës me shokë.”

Sot, tha Basha çdo shqiptar e ka të qartë se me Edi Ramën situata vetëm do të përkeqësohet. Në fund të mandati ai s’ka asnjë bilanc, prandaj shpreson që me paratë e drogës dhe shantazhin e krimit të grabisë votat e qytetarëve. Me Edi Ramën nuk mund të ketë zgjedhje, tha zoti Basha duke artikuluar kushtet e patjetërsueshme për opozitën.

“Dy janë kushtet të patjetërsueshme: zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.”

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Basha me “dorë të hekurt”, 1/3 e grupit nuk do jenë më deputetë

Kreu i demokratëve, Lulzim Basha tha para të rinjve se nëse vjen ...