Basha në Devoll flet për rrëzimin e Qeverisë: Rama prishi kontratën me qytetarët

basha2016Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një takimi me strukturat drejtuese të PD në Devoll, tha se kryeministrin Edi Rama se ka prishur kontratën me shqiptarët, duke mosmbajtur asnjë premtim.

Në fjalën e tij, Basha tha se Rama e quan opozitë më të keqe se krimin sepse çdo ditë po fakton para qytetarëve lidhjet e tij me krimin, mbrojtjen që i jep krimit dhe kthimin e Shqipërisë në hambar droge.

“E ka shkelur kontratën me shqiptarët sepse premtoi rend dhe siguri. Por në fakt erdhi në pushtet me krimin dhe prej asaj dite i shërben dhe shërbehet nga krimi. Solli kriminelët dhe i bëri anëtarë të parlamentit, deputetë, kryetarë të bashkive të vendit, i bëri drejtor të mëdhenj në polici, në dogana, në tatime, në OSHE duke i kthyer të gjithë këto organizata që ishin në shërbim të shqiptarëve në organizata të mirëfillta kriminale. Dhe kur ne denoncojmë ka guxim të thotë se opozita është më e keqe e krimi”, u shpreh ai.

Edi Rama në këto tre vjet, theksoi Basha, i ka shërbyer vetëm krimit dhe një grupi njerëzish të lidhur me të, të cilët janë pasuruar me paratë e qytetarëve ndërsa varfëria dhe mjerimi për 90% të shqiptarëve është shtuar.

“Sot jemi përpara një detyre historike t’i prijmë këtij vullneti popullor dhe të rrëzojmë një orë e më parë shkelësin e kontratës, të inkriminuarin, të korruptuarin Edi Rama dhe skotën e tij në qeveri”, tha më tej, Basha.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...