Basha deklaratë të papritur: Të hapur për çdo forcë politike, Rama pakt me krimin

basha2016Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bash,a ka deklaruar se aleanca e djathtë është e hapur për çdo forcë politike. Në konventën e 6-të Kombëtare të PAA-së, ai u shpreh se ‘ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare”.

“Aleanca jonë është e hapur dhe jemi të gatshëm të mirëpresim çdo forcë politike dhe të përfaqësojmë çdo shqiptar që qëndron dhe lufton për këto vlera. Ndarja me krimin është një urgjencë kombëtare, një thirrje mbi formacionet tona politike. Është një thirrje e shoqërisë, e Shqipërisë që kemi për detyrë t’i përgjigjemi. Sot e gjithë Shqipëria është në emergjencë kombëtare, hashashi ka zëvendësuar kultura bujqësore dhe fatkeqësisht është ekonomi kryesore e Shqipërisë sot. Nuk i la shqiptarët të votonin, nuk la as socialistët të votojnë brenda partisë së tij dhe hyri brutalisht me kriminelë në zgjedhjet në universitete. Oferta e vetme është droga, kur dhunon votën, kur e ble atë me paratë e kanabisit dhe korrupsionit nuk e ke kurrë vullnetin e popullit”, tha Basha.

Ai paralajmëron se në zgjedhjet e ardhshme kryeministri do të përdorë kërcënimin dhe presionin për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve. “Është pakti i Edi Ramës me krimin në mënyrë që ditën e zgjedhjeve me para, kërcënime, presione e shantazhe të tjetërsojë vullnetin e zgjedhësve. Sot këtë e ka të qartë i madh e i vogël nga Brukseli deri në Uashington. Ne do të ndahemi nga kjo republike e krimit dhe drogës bashkë me aleatët tanë”, vijoi Basha.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Rama liroi Lul Berishën nga burgu”, PD akuzon kryeministrin për “të fortin” e Durrësit

Partia Demokratike bën përgjegjës kryeministrin Edi Rama për lirimin nga burgu të ...